Please enter at least 3 characters.

Edhe Jashari e Muqiqi i bashkohen Llapit

2016/01/edhe-jashari-e-muqiqi-i-bashkohen-llapit_hd.jpg

Llapjanët pasi zyrtarizuan Emir Ramën, Faton Zejnullahun, Alban Mavriqin, Martin Shalën, dhe Mërgim Boshnjakun, kanë arritur marrëveshje edhe me dy mbrojtësit Dardan Jasharin, dhe Ardian Muqiqin. Jashari sezonin e kaluar luajti te Ferizaj, përderisa Muqiqi, në Fushë Kosovë.

Me këto përforcime llapjanët synojnë sezonin e ardhshëm inkuadrimin në Superligë, duke harruar kështu sezonin e kaluar në të cilën nuk arritën të siguronin inkuadrimin në Superligë, pasi në ndeshjen e barazhit u mposhtën nga Trepça me rezultat 2:1, për të mbetur kështu në Ligën e Parë, edhe për edicionin e ardhshëm. /Tribuna/Telegrafi/