Edhe De Biasi në listë për postin e trajnerit të Interit
620:"Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate nje seance stervitore pasditen e sotme, prane fshatit Bad Waltersdorf ne Austri, ku eshte vendosur ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit, i akomoduar ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohen ne France. /r/n/r/nAlbania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, during a training session near the village Bad Waltersdorf, where the Albanian National Soccer team is accommodated at the resort, Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf in Austria during the preparations for the France Euro 2016.
14:"GENT SHKULLAKU
24/10/2016
Në listën e emrave që mund ta marrin drejtimin e Interit figuron edhe Gianni De Biasi.
Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazzaroni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtuar emrin e trajnerit aktual të Shqipërisë si një zgjedhje perfekte për bankën zikaltër.
Emrat e tjerë që lakohen janë Fabio Capello, Francesco Guidolin, Laurent Blanc e të tjerë, transmeton TCH.
Nerazzurët janë duke menduar që ta ndërrojnë Frank De Boerin pas rezultateve jo t kënaqshme të skuadrës.
Interi është në vend të 14-të në tabelë me 11 pikë të fituara pas nëntë javësh, ndërsa edhe në këtë xhiro pësoi nga Atalanta (2-1). /Telegrafi/


