Please enter at least 3 characters.

Ed Sheeran vazhdon të ketë probleme me fqinjët për planin e zgjerimit të pronës së tij

2020/04/GettyImages-162204579-e1586029671665.jpg
169:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: Ed Sheeran attends the Brit Awards 2013 at the 02 Arena on February 20, 2013 in London, England. (Photo by Eamonn McCormack/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtari i njohur Ed Sheeran i ka zemëruar fqinjët e tij, pasi është përpjekur të bllokojë qasjen në kopshtin e tyre, i cili gjendet afër pronës së tij.

29-vjeçari ka filluar tash e një kohë që të blejë prona, me pretendimin që të personalizojë qytetin Suffolk, shkruan The Sun.

Por, duket se ai nuk është aq i lumtur me planin lokal të fqinjit Tony Robinson për të zgjatur kopshtin e tij me rreth 50 metra.

Robinson ndau zhgënjimin e tij në Mail Online, duke thënë: "Jam shumë i zhgënjyer pasi mbështeta zyrtarisht aplikacionin e tij të fundit të planifikimit për të ndërtuar shtëpitë e tij ngjitur lisit tim".

"Zgjerimi nuk paraqet asnjë ndikim të dëmshëm,  kufijtë e rinj të propozuar do të jenë në ruajtje dhe do të përmirësojnë pozitivisht nga të dy".

Ed u përball me një kundërshtim rreth skemave madhështore për "Sheeranville", kompleksi i tij prej pesë shtëpive - përfshirë pishinën, shtëpinë me dy kate dhe pijetore - në qytetin Suffolk ku ai u rrit.

Shtëpia përfundimtare u shtua vitin e kaluar kur ai pagoi 875.000 funte për të blerë pronën e fqinjit Sharon Jest, i cili shpesh kishte kundërshtuar për punën e tij të vazhdueshme të ndërtimit.

Ndërkaq, Sheeran është i lidhur thellësisht me qytetin piktoresk të qytetit ku ai është rritur. /Telegrafi/