Please enter at least 3 characters.

E zbulon agjenti: Barcelona u përpoq të nënshkruante me Lindelof

2019/09/GettyImages-1162592515.jpg
331:"PERTH, AUSTRALIA - JULY 17: Ole Gunnar Solskjaer manager of Manchester United talks with Victor Lindelof and Eric Bailly as players walk from the field at half time during a pre-season friendly match between Manchester United and Leeds United at Optus Stadium on July 17, 2019 in Perth, Australia. (Photo by Paul Kane/Getty Images)
12:"Getty Images

Victor Lindelof ka mundur të jetë një futbollist i gjigantit spanjoll Barcelonës.

Matthijs De Ligt ishte objektivi kryesor i katalunasve për repartin defensivë, por mbrojtësi holandez zgjodhi t’i bashkohej Juventusit.

E pasi holandezi iu iku nga duart, Barcelona ka tentuar transferimin e mbrojtësit suedez të Man Utd, Victor Lindelof.

Victor Lindelof. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

Këtë gjë e ka zbuluar agjenti i lojtarit Hasan Cetinkaya për gazetën suedeze Aftonbladet.

“Lindelof ishte ndoshta lojtari më i mirë i Man Utd edicionin e kaluar dhe kishte shumë interesime nga klubet që janë edhe më të mira se United për momentin”.

“Kur De Ligt zgjodhi Juventusin, klienti im ishte zgjedhja e parë e Barcelonës. Mënyra e tij e të luajturit, ADN-ja e tij është shumë e afërt me lojën e Barcelonës”.

“Edhe pse ai u kërkua shumë nga Barcelona, në fund ishte Manchester United që nuk pranoi largimin e tij”, ka zbuluar Cetinkaya. /Telegrafi/