Please enter at least 3 characters.

E veshur me robdishan, Oriola Marashi vallëzon nën tingujt e këngës "Vallja e Rugovës"

2020/11/oriolamarashi_123829034_153957169760687_5691983277139262240_n-1-e1606577414623.jpg

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë sot (e shtunë) shënuan festën e 28 nëntorit.

Disa prej tyre patën rastin që të ndajnë imazhe të ndryshme, kurse disa të tjerë u argëtuan nën tinguj patriotik.

Njëra prej tyre që zgjodhi këtë të dytën është Oriola Marashi, e cila ndau një video atraktive.

Duke e shpërndarë në rrjetin social Instagram, modelja shihej me robdishan teksa kërcente me "Vallja e Rugovës".

Ajo dukej se nuk ishte shumë e përqendruar në lëvizjet që bënte, ndërsa mbante telefonin para një pasqyre.

(Foto: Instagram)

Sidoqoftë kësaj, Oriola është ndër modelet shqiptare e cila njihet për suksesin e saj edhe jashtë kufijve. /Telegrafi/