Please enter at least 3 characters.

E tmerrshme: Duke dashur të bëjnë “selfie” mbi tren, mijëra voltë u kalojnë nëpër trup! (Foto)

Olesya Belmasova dhe Anastasiya Kirillova, të dyja 16-vjeçare, po prisnin trenin në qytetin Taganrog të Rusisë kur ju erdhi ideja për të bërë fotografi, sipër trenit që ishte i ndalur.

Me mijëra voltë rrymë kan kaluar nëpër trupat e adoleshenteve, pasi kanë rënë në kontakt me kabllon, transmeton Telegrafi.

Sipas një dëshmitari të rastit, njëra ka “eksploduar”, kurse tjetra ka qenë e tëra me ngjyrë të zezë pas prekjes nga rryma.

Vajzat e kanë 70 për qind të trupit të djegur, nga disa eshtra të thyer dhe janë në gjendje jo stabile. /Telegrafi/ 

stren2