Please enter at least 3 characters.

E shtuna me diell, nga e diela rënie e temperaturave

2024/04/Moti-Koha-sheshi-Nene-Tereza-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius.

Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.

Në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/