Please enter at least 3 characters.

E sheh dhe pastaj jo: Figura e një gruaje zhduket dhe paraqitet, në varësi të valëve (Video)

2017/09/aaaaaaaaaa-e1505131499203.jpg

Artisti nga Havai, Shon Joro, ka pikturuar në gjirin kanadez të Fundy figurën e një gruaje që zhduket dhe shfaqet me ardhjen, përkatësisht shkuarjen e valëve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Joro dihet gjithashtu nën pseudonimin Hula, dhe shpesh përdor pikturat e tij murale në muret e lumenjve ose portet detare.

Siç thuhet më tej, ai kryesisht përdor figura që janë kryesisht femra.

Në gjirin e Fundy, ai pikturoi një grua duke i ngritur krahët drejt qiellit dhe për ta përfunduar atë iu deshën nëntë ditë. /Telegrafi/