Please enter at least 3 characters.

E rrahën konduktorin, sepse nuk i la të hynin në tren pa bileta (Video)

2017/12/Udhetaret-foto-16-e1514496552102.jpg

Konduktori i një stacioni trenash në Essex të Anglisë, është rrahur nga dy udhëtarë që nuk kishin paguar biletat.

Megjithëse nxori njërin dhe u mundua ta ndalonte, tjetri nisi sulm të pamëshirshëm mbi të. Pastaj të dy hynë në tren, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit po mundohen t’i identifikojnë të rinjtë, që i shkaktuan plagë të konsiderueshme viktimës dhe shqetësuan të pranishmit gjatë kohës së festave të fundvitit. /Telegrafi/