Please enter at least 3 characters.

E qeshura e një djali bëhet viral në TikTok

2024/08/19d6bb30-314e-49e9-915b-d366954da8b9.jpg

E qeshura e një bebeje është një nga përvojat më të bukura që prindërit mund të përjetojnë.

Por e qeshura e një djali fitoi zemrat e shumë njerëzve, jo vetëm të prindërve të tij.

Një video e shpërndarë nga nëna e djalit, Jo Stotts, duke treguar disponimin, u bë shpejt virale në TikTok.

Në videon e shkurtër, Jo tregoi se si dëgjoi djalin dhe burrin e saj duke luajtur në dhomën ngjitur, kështu që ajo e emocionuar vendosi të shihte se çfarë po bënin.

Në atë moment ajo kapi të qeshurën e adhurueshme të djalit të saj dhe në përshkrimin e postimit shkruan “ly është tingulli më i mirë në botë”.

Skena e adhurueshme preku shumë zemra dhe video mblodhi 11.4 milion shikime dhe 2.9 milionë pëlqime. /Telegrafi/