Please enter at least 3 characters.

“E presim me duar hapur”, Lamine Yamal publikisht i kërkon Julian Alvarezit që t’i bashkohet Barcelonës

Lamine Yamal ka folur për mundësinë e transferimit të Julian Alvarez te Barcelona, duke e bërë të qartë se do ta mirëpriste me kënaqësi sulmuesin argjentinas në "Camp Nou".

Spanjolli publikisht kërkoi nga Alvarez që t’i bashkohet Barcelonës ngase beson se do të ishte më i duhuri.

"Nuk po mendoj shumë për këtë, por sigurisht që do të më pëlqente, sepse ai është një lojtar i madh".

"Nëse vjen, do ta presim me krahë hapur. Nëse do të isha në vendin e tij, do ta bëja këtë hap. Ne do ta presim nëse dëshiron të vijë. Unë i them: bëje".

Sipas raportimeve, Alvarez vazhdon të mbetet i vendosur në dëshirën e tij për t'iu bashkuar klubit të ëndrrave, Barcelonës, pasi ka bërë të ditur synimin për t'u larguar nga Atletico Madridi, një vendim që nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit madrilen.

Raportohet se mundësia për të luajtur përkrah futbollistëve të nivelit të lartë si Lamine Yamal përbën një nga arsyet kryesore që e shtyjnë argjentinasin ta shohë Barcelonën si destinacionin e ardhshëm të karrierës së tij.

Megjithatë, Barcelona do të duhet të përballet me kërkesat e larta financiare të Atletico Madridit për të realizuar një transferim të tillë gjatë afatit kalimtar veror./Telegrafi/