Please enter at least 3 characters.

E mitura në Kaçanik raportoi babanë në polici pasi e rrahu

2024/07/rrahje.png

Një e mitur ka raportuar se është e sulmuar fizikisht nga babai i saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00, në Kaçanik.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare- e mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/