Please enter at least 3 characters.

E mitura largohet nga shtëpia në Suharekë, ikën me një person tjetër

2016/01/rr-euml-fehet-e-mitura-si-u-b-euml-prostitut-euml-nga-i-dashuri_hd.jpg

Ditë më parë është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia e saj dhe pas disa informatave nga familjarët dyshohet se ajo ka shkruar të bashkëjetoj me një person, të cilën e ka konfirmuar babai i djalit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00,në Suharekë.

Siç thuhet në raport, ende nuk dihet vend-ndodhja e tyre, policia janë duke i kërkuar.

“Është raportuar se viktima femër kosovare-e mitur është larguar nga shtëpia dhe pasi disa informatave nga familjaret dyshohet se ajo ka shkuar të bashkëjetoj me një person mashkull kosovar, ketë e ka konfirmuar babai i djalit. Ende nuk dihet vend-ndodhja e tyre, policia janë duke i kërkuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/