E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin marrëveshje me teknikun italian
Mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani edicionin e ardhshëm do të punojë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit.
Allegri që u shkarkua nga AC Milani pasi dështuan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve në xhiron finale të sezonit ka gjetur menjëherë klub të ri, për të mbyllur marrëveshjen me Napolin.
Në bazë të raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, Allegri ka pranuar të gjitha kushtet e Napolit dhe do të nënshkruajë kontratën së shpejti.
“E kryer, Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Napolit. Ish-trajneri i AC Milanit ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga Napoli dhe do të nënshkruajë së shpejti”, raporton ai.
🚨 BREAKING: Massimiliano Allegri as new Napoli head coach, here we go! 🔵💣
Former AC Milan manager accepts all the conditions offered by Napoli and he will sign in shortly.
Deal done. 🫱🏻🫲🏼 pic.twitter.com/fhwxsEftT0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2026
Ndërkohë, Antonio Conte u largua nga Napoli në fundin e sezonit kurse në bazë të raportimeve po e pret thirrjen e Federatës Italiane për t’u bërë përzgjedhësi i ri i Italisë./Telegrafi/


