Please enter at least 3 characters.

E konfirmuar: Ky është numri i “Dardanëve” që do të jenë të pranishëm sonte në “Fadil Vokrri”

2019/11/Kosova-Republika-Ceke-foto-Ridvan-Slivova-78-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kosova luan sonte kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte pas një kohe të gjatë do ta ketë përkrahjen e “Dardanëve” edhe pse në një numër mjaftë të vogël për shkak të rregullave të pandemisë Covid-19, raporton KosovaPress.

Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” ka konfirmuar për KosovaPress se sonte në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” do të jenë të pranishëm 400 tifozë dardanë.

Kjo shifër përbën 10 përqind të kapacitetit të stadiumit, ashtu siç është përcaktuar me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Ndeshja Kosovë-Greqi fillon nga ora 20:45.