Please enter at least 3 characters.

E konfirmon trajneri: Edon Zhegrova mungon edhe ndaj Borussia Dortmundit

Trajneri i Juventusit Igor Tudor ka konfirmuar se sulmuesi Edon Zhegrova përpos në përballjen me Interin, nuk do të luajë as ndaj Borussia Dortmundit.

Anësori kosovar iu bashkua gjigantit italian në ditët e fundit të afatit kalimtar veror nga Lille për një vlerë rreth 15-20 milionë euro.

Edhe pse kishte pak shpresë që Zhegrova të debutojë qysh në derbin ndaj Interit, Tudor i ka hedhur poshtë të gjitha këto mundësi shkaku që sulmuesi ka kaluar një periudhë të gjatë pa luajtur.

“Ai (Edon Zhegrova) po rikthehet nga një periudhë e gjatë pa luajtur. Ende i duhet kohë për ta marrë plotësisht vetën, të përforcohet dhe të përmirësohet”.

Edon Zhegrova

“Edoni nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës (ndaj Interit dhe Dortmundit), por do ta nisim ta integrojmë në skuadër gradualisht nga ndeshja me Veronan”, deklaroi ai.

Ndërkohë, derbi mes Juves e Interit do të zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 18:00./Telegrafi/