Please enter at least 3 characters.

E kërkojnë shtatë skuadra të mëdha, por Juventusi do t’i refuzojë të gjitha ofertat për Demiral

2020/04/GettyImages-1193398477.jpg
240:"ROME, ITALY - JANUARY 12: Merih Demiral of Juventus celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AS Roma and Juventus at Stadio Olimpico on January 12, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi nuk do ta lejojë largimin e Merih Demrial për asnjë çmim.

Mbrojtësi turk iu bashkua Juventusit këtë edicion nga Sassuolo dhe ka zhvilluar vetëm shtatë takime me torinezët.

Mirëpo në këto ndeshje me Juven si dhe në disa të tjera me Kombëtaren e Turqisë, Demiral ka shfaqur vlerat e tij.

Edhe pse hapësirat e pakta i kishte, Demiral tregoi se është një mbrojtës me të ardhme të madhe.

Merih Demiral . (Photo by Chris Ricco/Getty Images)

Lëndimi i ligamentit bëri që lojtari ta humbiste sezonin, mirëpo Juventusi vazhdon të besoj fuqishëm në të.

Tuttosport ka raportuar se shtatë skuadra interesohen për transferimin e turkut, mirëpo Juventus nuk është gati ta pranojë asnjë ofertë për të.

Manchester United, Manchester City, Arsenal, Everton, Leicester City, Atletico Madrid dhe Milan janë skuadrat që e duan 22-vjeçarin.

Reprezentuesi turk shihet nga drejtuesit e klubit si mbrojtës i së ardhmes dhe kjo është arsyeja që Zonja e Vjetër do të refuzojë çdo ofertë që vije në drejtim të tij. /Telegrafi/