Please enter at least 3 characters.

E kapi për flokë, Klodiani i drejtohet Londrimit: Si do të kishe reaguar ti?

Foto: Instagram

Gjatë një momenti në shtëpinë më të madhe në vend, situata u tensionua papritmas mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Ngjarja ndodhi në kuzhinë, ku Klodiani po qëndronte i ulur, ndërsa Londrim Mekaj iu afrua dhe e kapi për flokësh.

Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme dhe krijoi një atmosferë të ngarkuar mes banorëve, të cilët ndiqnin me habi ndërveprimin mes tyre.

Foto: YouTube

Më vonë, në një bisedë tjetër mes tyre, Klodiani vendosi ta sqarojë situatën duke e pyetur drejt e drejt Londrimin.

"Me t’i pas kap flokët unë, si kishe reagu?".

Londrimi iu përgjigj me ironi, duke e kthyer situatën në shaka: "Po nuk kam flokë unë. Do të më pëlqente sepse më kruhet shumë koka mua nga kapela. Lojën e bëj si të dua unë".

Pavarësisht tensionit fillestar, Mekaj e relativizoi ngjarjen me humor, duke e lënë të paqartë nëse situata do të mbyllet këtu apo do të ndikojë në vazhdim.

- YouTubewww.youtube.com

Pamjet po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale dhe po shkaktojnë reagime të ndryshme nga publiku, të cilët po presin për ndonjë vendim nga produksioni. /Telegrafi/