Please enter at least 3 characters.

E kaluara e Bullgarisë në Kampionatet Evropiane

2019/03/Euro2020trofe-1.jpg
238:"ROME, ITALY - SEPTEMBER 22: A general view of UEFA Euro Trophy in the Stadio Olimpico during the UEFA Euro Roma 2020 Official Logo unveiling at Palazzo delle Armi on September 22, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Bullgaria është kundërshtari i parë i Kosovës në rrugëtimin kualifikues për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020', që njëherësh shënon edhe debutimin e Përfaqësueses sonë në këtë turne.

Derisa po e presim përballjen e të hënës mbrëma (25 mars 2019) në stadiumin "Fadil Vokrri" (me fillim nga ora 20:45), t'i hedhim një sy të kaluarës së skuadrës kundërshtare në turnetë evropiane.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Përfaqësuesja e Bullgarisë ka nisur garat kualifikuese për Kampionatet Evropiane nga viti 1960, mirëpo nuk kishte arritur të kualifikohej në nëntë kampionate.

Për herë të parë, kjo kombëtare u kualifikua në një Kampionat Evropian në vitin 1996, në turneun e zhvilluar në Angli, ku u mjaftua me fazën e grupeve.

Në edicionin pasues dështoi të kualifikohej, ndërsa sërish arriti në fazën grupore në 'Euro 2004' dhe përsëri nuk arriti të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt.

Kjo ishte hera e fundit që Bullgaria luajti në fazat finale të një Evropiani, duke qenë se në vitet 2008, 2012 dhe 2016, nuk arriti që të kualifikohej. /Telegrafi/