Please enter at least 3 characters.

E ka gruan si Penelope Cruz, por Mustafa Sandal ankohet për peshën e dobët të bashkëshortes boshnjake! (Foto)

2016/12/musa.jpg

Edhe pse konsiderohet si një prej femrave më të bukura në botën e shoubizit turk dhe krahasohet shpesh me aktoren Penelope Cruz, Emina Jahovic pranon se Mustafa Sandal i gjen ‘qime në kashtë’. 

“Mustafa më kritikon kur dobësohem, por hesht kur trashem. Ndryshe nga ai, unë dua të jem shumë e dobët”, tha bukuroshja boshnjake.

Ajo ka hedhur poshtë edhe pretendimet e mediave se është gruaja më e pasur në Stamboll dhe jeton me bashkëshortin Sandalin dhe dy djemtë e tyre, Yavuzin dhe Jamanin.

Kujtojmë se Mustafa dhe Emina janë martuar në vitin 2008, në një ceremoni private në prani të disa miqve. /Telegrafi/