Please enter at least 3 characters.

E dashura e Robert Berishës, Ana Skrel shfaqet joshëse me një fotografi në Instagram

2024/08/Snapinsta.app_457128050_1649667162502744_1961364238757116140_n_1080-e1725027234859.jpg

E dashura e Robert Berishës, Ana Skrel, “trazoi” rrjetin me një fotografi të publikuar së fundmi në ‘InstaStory’.

Bukuroshja nga Ulqini e cila së fundmi mbushi 24 vjet, publikoi një fotografi ku dukej tejet joshëse.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë të lirshëm me një korse që i theksonte edhe më shumë belin e saj të hollë.

Foto: Ana Skrel / Instagram

Përveç kësaj, ajo dukej në përgjithësi shumë rrezatuese me këtë veshje.

Ana Skrel është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe di gjithmonë se si të tërheq vëmendjen me postimet e saj në Instagram.

Lidhja e saj me këngëtarin Robert Berisha është tejet e komentuar në mediet e shtypit rozë, me ndjekësit që ndjekin çdo hap të çiftit. /Telegrafi/