Please enter at least 3 characters.

Dyshohet se Vladimir Putin e helmoi Hillary Clintonin (Video)

2016/09/hillary-deh-putin.jpg
210:"Russian President Vladimir Putin, left, speaks to U.S. Secretary of State Hillary Rodham Clinton on her arrival at the APEC summit in Vladivostok, Russia, Saturday, Sept. 8, 2012. (AP Photo/Mikhail Metzel,Pool)
2:"AP

Doktori me famë botërore Bennet Omalu ka sugjeruar sot se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të jetë përgjegjës për helmimin e Hillary Clintonit, e cila u diagnostikua me pneumoni në fillim të kësaj jave.

Kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, e cila është 68-vjeçare, i ra të fiket dhe u rrëzua në duart e agjentëve të Shërbimeve Sekrete të dielën dhe u largua shpejt nga memoriali përkujtimor në Qendren Tregrate për ngjarjen e 11 shtatorit 2001, transmeton Express.

Omalu, doktori që i ekspozoi krizën tronditëse të NFL-së, ka shkruar në Twitter: “Më duhet të këshilloj fushatën e Hillary Clintonit që t’ia bëjnë Hillaryit analizat teksikologjike të gjakut. Është e mundur që ajo është e helmuar.”

Më pas, ai ka shtuar: “Nuk i besoj Putinit apo Trumpit. Me këta të dy, gjithçka është e mundur”.