Dyshohet se një person ka rënë nga lartësia e hotelit 'Grand' në Prishtinë
16/07/2025
Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia, në objektin e hotelit “Grand” në Prishtinë.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, komandanti i Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës, Malë Gashi.
"Dyshohet se një person ka rënë nga katet e larta. Ekipet janë duke u marrë me rastin", tha ai.
Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/


