Please enter at least 3 characters.

Dyshohet se dhunoi një të mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur të dielën e 17 shtatorit në Prishtinë.

Policia njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një të miture.

“Prishtinë 17.09.2023-15:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj viktimës femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/