Please enter at least 3 characters.

Dybala nuk shkon në Atletico Madrid

2016/01/dybala-nuk-shkon-n-euml-atletico-madrid_hd.jpg

U fol për një afrim të mundshëm mes Atleticos dhe lojtarit të talentuar por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Sipas asaj që kanë lajmëruar mediat spanjolle dhe ato italiane menaxheri i lojtarit është takuar me drejtuesit e klubit kampion të Spanjës por ata nuk kanë arritur asnjë marrëveshje.

Më parë u tha se Atletico është e gatshme të ofrojë 35 milionë euro, por kushtet e kontratës që i ka menduar për sulmuesin e ri nuk i kanë pëlqyer menaxherit të lojtarit argjentinas. /Telegrafi/