Dy yjet e Leicesterit futen në ‘Top 10’ të Topit të Artë (Foto)
12/12/2016
Kampioni i Anglisë, Leicester City, po vlerësohet edhe në nivel individësh.
Dy yjet më të mëdha të Leicester Cityt, Jamie Vardy dhe Riyad Mahrez janë vlerësuar pozitivisht në ceremoninë e Topit të Artë.
Kjo pasi edhe sulmuesit anglez, por edhe mesfushori algjerian, janë futur në listën prej ‘Top 10’, shkruan Telegrafi.
Kështu, Vardy ka përfunduar i teti, ndërsa Mahrez në vendin e shtatë, duke u renditur përfunduar para mbrojtësit të Real Madridit, Pepe.
Ndryshe, fitues u shpall sulmuesit portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/


