Dy vëllezër fituan lotarinë në të njëjtën ditë – ja për çfarë shume parash bëhet fjalë! (Video)
Dy vëllezër me fat nga Pennsylvania kishin fituar lotarinë në të njëjtën ditë – por tanimë njëri është multimilioner e tjetri kishte fituar vetëm 7 dollarë.
Gjyqtari James Stocklas, 67, kishte zbuluar se ai dhe dy shokët e tij kishin fituar 291 milionë dollarë të premten, pasi ai kishte përfunduar një pushim një mujor të peshkimit me vëllanë e tij në Florida Keys.
Stocklas dhe shokët e tij kishin blerë një tiketë 10 dollarëshe në një shitore, kohë në të cilën edhe vëllau i tij e kishte blerë një të tillë, transmeton Telegrafi.
Por krejt këtë, gjegjësisht fitimin e lotarisë, James Stocklas e kishte kuptuar kur ishte kthyer nga Pennsylvania.
Ai ishte duke bërë kafjallin, kur u kishte bërë një kontroll numrave që i kishte luajtur.
Pas zbulimit ai u kishte paguar kafjallin të gjithëve në restorant dhe kishte telefonuar familjarët.
Stocklas ka ndarë fitimet me dy shokët që ai bleu tiketën.
Njëri ndër ta ishte Barry Bartakovits i cili zotëron një biznes pishinë në Hellertown dhe një grua e cila ka zgjedhur të mbetet anonime. /Telegrafi/


