Please enter at least 3 characters.

Dy turistë të huaj shpëtohen në Bjeshkët e Nemuna

5:"Kemal

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se dy turistë të huaj ishin humbur në zonën e Bjeshkëve të Nemuna në Deçan.

Pas një kërkimi intensiv dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës, trupat e KFOR-it dhe Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, turistët u lokalizuan dhe u shpëtuan me sukses.

Sipas njoftimit, të dy turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

ShKShMK ka falënderuar të gjitha institucionet dhe vullnetarët e përfshirë në këtë operacion për mbështetjen dhe angazhimin e treguar.