Please enter at least 3 characters.

Dy të mitur arrestohen për grabitje në Prishtinë

22:"Young man in handcuffs
24:"Getty Images/iStockphoto

Dy persona të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 03:00 është raportuar për një grabitje, ndërsa njësitë policore të stacionit “Veriu” kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe ndaluar të dyshuarit:

E.L., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L.G., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndodhen në mbajtje, ndërsa hetuesit po vazhdojnë me procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e grabitjes apo dëmet e shkaktuara. /Telegrafi/