Dy të arrestuar për falsifikim të dokumenteve
09/11/2018
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prizren.
Në raportin e Policisë thuhet se arrestimi tyre është bërë për falsifikim të dokumenteve.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.


