Please enter at least 3 characters.

Dy persona janë kafshuar nga qentë endacakë në Shkup

2024/06/qente-780x439-1.jpg

MPB njofton se dje në ora 19:30 në Stacionin Policor Qendër, N.S. nga Republika e Serbisë ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën "Jordan Mijalkov" në Shkup.

Pak më vonë, të njëjtën ditë në ora 20:10 në Stacionin Policor Qendër, K.P.J (42) nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në parkun e qytetit në Shkup.