Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa sjell klipin e ri me një stil muzikor të viteve të nëntëdhjeta

2018/09/DuaLipa-e1536217422756.jpg
667:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - SEPTEMBER 03: In this handout images provided by Jaguar, Jaguar and global superstar singer-songwriter Dua Lipa launch pioneering tech and music collaboration with live performance of exclusive remix of unreleased track, Want TO {PACE Remix} created by utilising innovative technology from the Jaguar all-electric I-PACE - at Sugar City in Amsterdam, Netherlands. Fans can personalise their own version of Dua Lipas latest track Want TO {PACE Remix} at remix.jointhepace.com, from data captured by the all-electric I-PACE, through Spotify, or by tapping a rhythm on a mobile. #thepace #jaguar (Photo by Neale Haynes/Jaguar via Getty Images)
12:"Getty Images

Dua Lipa e ka lansuar këngën e saj të re me titull “Electricity”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Është fjala për një bashkëpunim me “Silk City” – ekipi i formuar nga Mark Ronson dhe Diplo.

Ka qenë një javë mjaft e ngarkuar për këngëtaren shqiptare, e cila ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me grupin e fermave, “Blackpink”, në projektin e saj “Dua Lipa - Complete Edition”.

“Electricity” është kënga e katërt e projektit të përbashkët të Mark Ronson dhe Diplo, të cilët janë quajtur si “Silk City”.

Është një rikthim në stilin e muzikës së viteve të nëntëdhjeta, ndërsa Dua e kompleton me një vokal të stilit ‘house’ të asaj kohe.

Në klip, 23-vjeçarja organizon një ndejë në New York, teksa Mark dhe Diplo ngecin në ashensor.

"Electricity" vjen pak kohë para ripublikimit të albumit “Dua Lipa” që përfshin bashkëpunimin me “Silk City”, atë me Calvin Harris ("One Kiss”) si edhe me grupin “Blackpink” ("Kiss And Make Up”). Projekti do të dalë në treg në muajin tetor. /Telegrafi/