Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa publikon një video të lezetshme nga fëmijëria, të realizuara gjatë pushimeve verore

2020/04/du.jpg
168:"ROSEMONT, IL - DECEMBER 12: Dua Lipa attends 103.5 KISS FM's Chicago Jingle Ball 2018 on December 12, 2018 in Chicago, Illinois. (Photo by Timothy Hiatt/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, është duke shijuar ende suksesin e albumit të saj më të fundit, "Future Nostalgia".

Ajo ndërkohë po tregohet shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Dua u tregua nostalgjike duke publikuar për fansat e saj një video shumë të këndshme, të realizuar në fëmijërinë e saj.

Bëhet fjalë për kohën kur Dua ishte jo më shumë se dy ose tre vjeçe, teksa lahej në plazh dhe i buzëqeshte kamerës, duke u iniczuar nga babai i saj, Dukagjini.

"Gudulisjet për ju të enjten", shkroi artistja në mbishkrimin e kësaj videoje, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat e saj.

Dua përndryshe po qëndron e karantinuar bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid në Londër, pas një përpjekje të dështuar për të shkuar në New York, në ditën kur Britania ndërmori vendimin për ndalimin e fluturimeve. /Telegrafi/