Dua Lipa publikon edhe një këngë, kësaj radhe bashkëpunoi me Miguel (Video)
21/04/2017
Dua Lipa ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor.
Në fakt, bëhet fjala për bashkëpunimin e radhës, ku këtë herë ka zgjedhur këngëtarin amerikan Miguel. ‘Lost in your light’, titullohet kënga e re e dyshes e publikuar në YouTube, por vetëm në versionin audio, transmeton telegrafi.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse këngën e re do ta shoqërojë edhe me videoklip.
Ndryshe, Dua tashmë ka zbuluar edhe titujt e këngëve që do të përmbajë albumi debutues. /Telegrafi/


