Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa fillon 'epokën e re', rikthehet me imazhe atraktive në Instagram

2019/10/GettyImages-1048392232-1-e1571815428540.jpg
192:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 09: Dua Lipa attends the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images For dcp)
20:"Getty Images For dcp

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, javë më parë befasoi të gjithë kur nga rrjetet sociale hoqi të gjitha postimet.

Dhe kjo thuhej të jetë për shkak të albumit të saj të ri, i cili pritet të dalë në treg së shpejti dhe mban titullin "Epoka e re".

Megjithatë, ylli shqiptar është rikthyer në llogarinë zyrtare, Instagram me fotografi e video të reja, në të cilat shfaqet mjaft atraktive.

Në imazhin e fundit, ajo shfaqet nga mbrapa dhe vë në pah një numër të madh të aksesorëve dhe vë një përshkrim mjaft interesant.

"Nëse nuk dëshiron të më shohësh mua", ka shkruar mes të tjerash ajo.

Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat e saj nuk kanë munguar.

Dua gjithashtu tash e një kohë është fokusuar në albumin e ri, për të cilin është deklaruar se do jetë diçka shumë më ndryshe.

Ndërkaq, platforma muzikore Spotify këtë kohë e ka shpallur albumin e parë të Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave. /Telegrafi/