Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa është artistja e pestë më e dëgjuar e vitit, sipas 'Billboard'

2018/12/Dua3-4.jpg
205:"ROSEMONT, IL - DECEMBER 12: Dua Lipa performs onstage during 103.5 KISS FM's Chicago Jingle Ball 2018 on December 12, 2018 in Rosemont, Illinois. (Photo by Daniel Boczarski/Getty Images for iHeartMedia )
28:"Getty Images for iHeartMedia

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është pa dyshim një prej artisteve më të suksesshme të vitit.

"Billboard" ka nxjerr së fundmi listën e 10 artisteve femra më të dëgjuara përgjatë vitit, pjesë e së cilës është edhe këngëtarja shqiptare.

Dua renditet si artistja e pestë femër më e dëgjuar për vitin 2018.

E lumtur për këtë fakt, Lipa vendosi që të ndajë këtë listë në InstaStory.

Ndërkohë, lista kryesohet nga pop diva Taylor Swift, pasuar nga Cardi B në vendin e dytë, dhe Camila Cabello përkatësisht në vendin e tretë.

Ariana Grande është artistja e katër më e dëgjuar e vitit në "Billboard", gjersa në vendin e gjashtë renditet Halsey.

Këngëtarja P!nk është e shtat, gjersa lista përmbyllet Nicki Minajn, Demi Lovaton dhe Ella Mai, përkatësisht në vendin e tetë, nëntë dhe të dhjetë.

Suksesi më i madh i Duas këtë vit është nominimi i saj në dy kategori në "Grammy Awards", e cila do të mbahet më 11 shkurt 2019. /Telegrafi/