Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa e mrekullueshme në Spanjë, shpërblehet me tri çmime në "LOS40 Music Awards"

2018/11/Dua1.jpg
179:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 02: Dua Lipa attends during 'LOS40 Music Awards' 2018 at WiZink Center on November 2, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Juan Naharro Gimenez/Getty Images)
12:"Getty Images

Sukseset për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën, nuk kanë të ndaluar!

E njëjta, së fundmi ka qenë prezente në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, "LOS40 Music Awards", në Madrid të Spanjës.

Ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj glamuroze, në një fustan të shkurtë dhe me ngjyra, i cili i ndihmoi asaj të vërë në pah figurën e saj trupore.

Një natë e tillë duket të ketë qenë vërtet e frytshme për Duan, kjo pasi ajo ka arritur që të shpërblehet me jo më pak se tri çmime.

"Artisti më i mirë internacional", "Albumi më i mirë internacional", dhe "Kënga më e mirë internacionale", janë trofetë që ajo rrëmbeu këtë natë.

E lumtur për këtë gjë, këngëtarja vendosi që ta shpreh gëzimin e saj përmes disa fotografive nga mbrëmja, të publikuara në rrjetin social Instagram.

"Çfarë nate! Tri çmime! 'Artisti më i mirë internacional', 'Albumi më i mirë internacional', dhe 'Kënga më e mirë internacionale' për këngën 'New Rules'! Faleminderit LOS40 Music Awards për një mbrëmje të tillë kaq të përsosur!", ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Komentet dhe urimet për suksesin e arritur nga ndjekësit nuk kanë munguar, të cilët janë afro 21 milionë vetëm në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/