Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa arrin pesë milionë ndjekës, falënderon të gjithë me buzëqeshje interesante (Foto)

2017/11/agnesa-1-3.png

Dua Lipa ka festuar një të arritur interesante për rrjetet sociale.

Ajo ka arritur që të bëjë plot pesë milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Bukuroshja nga Prishtina u shndërrua në sensacion në vitin 2017, e kjo ka ndikuar që ajo të arrijë miliona ndjekës.

Këngëtarja i falënderoi të gjithë me një buzëqeshje interesante në prapaskenë të një fotosesioni.

Dua këtë vit shijoi sukses të jashtëzakonshëm në të gjitha sferat.

Ajo lansoi hitin e madh “New Rules”, një projekt që po shkon drejt miliardit të parë të klikueshmërisë.

Ndërkaq edhe në jetën private Dua është e lumtur me të dashurin e saj Paul Klein. /Telegrafi/