Dua e dyta pas Beyonces në listën e këngëve që duhet të dëgjohen (Foto)
11/02/2016
Këngëtarja dhe njiherit ylli në rritje Dua Lipa, me singlin e saj më të ri ‘Last Dance’, është e preferuara e radhës që preferohet të dëgjohet në Britani.
Ndër yjet që preferohen të dëgjohen këtë javë, në vendin e parë radhitet Beyoncé me singlin e saj më të ri ‘Formation’, ndërsa Dua Lipa radhitet e dyta, me singlin e saj më të ri ‘Last Dance’.
Anglezo-kosovarja Lipa, së fundi korri sukses edhe me singlin ‘Be The One “, këngë kjo e cila tashmë është bërë një hit i madh në Gjermani, duke arritur që të klasifikohet edhe në ‘Top 10’ këngët më të mira, në top listat Gjermane.


