Drogë në burg
06/12/2010
Droga e llojit kanabis sativa është gjetur gjatë kontrollit në qelinë e Daniel Osmanit 22 vjeç.
Dyshimet e para janë se droga përdorej nga vetë Osmani,megjithatë mbetet e paqartë sesi ka qenë e mundur të futej droga në qelitë e të burgosurit.
Policia ka filluar hetimet dhe një nga pistat kryesore është mënyra sesi është arritur të depërtohet me drogë brenda mjediseve të burgut. /Telegrafi/


