Please enter at least 3 characters.

Drita: Shabanin te Prishtina, vetëm me dëmshpërblim

2016/01/drita-shabanin-te-prishtina-vet-euml-m-me-d-euml-mshp-euml-rblim_hd.jpg

“Xhevdet Shabani ka kontratë 1 vjet dhe është i Dritës. Prishtina duhet të kontaktojë fillimisht me ne, e më pas me lojtarin. Për Xhevdetin ka dëmshpërblim të madh, por shifra nuk mund të përmend”, tha drejtori i Dritës, Ramadan Bunjaku për Arenën.

Krahas Shabanit, Prishtina për afatin kalimtar të janarit kërkon edhe sulmuesin e Ferizajt, Astrit Fazliu, të cilin vetë e lëshoi në verë. Shabani më parë ka luajtur me Lepencin e Kaçanikut. Këtë edicion ka shënuar tre gola. /Tribuna/Telegrafi/