Please enter at least 3 characters.

Drita pret Antwerpin sonte në 'Fadil Vokrri' me shpresën për të kaluar tutje

2022/07/GetPaidStock.com-62d993f53f58b.jpg
317:"DEURNE, BELGIUM - JULY 21 : Alderweireld Toby defender of Antwerp FC during the conference league 2 round qualification first leg between Royal Antwerp and Fc Drita on July 21, 2022 in Deurne, Belgium, 21/07/2022 Royal Antwerp FC v Fc Drita - Conference League PhotoNews/Panoramic PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxHUNxONLY
29:"IMAGO/Panoramic International

Drita dhe Antwerp do ta luajnë ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Takimi i parë i zhvilluar një javë më parë në Bosuilstadion në Antwerp përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Përkundër se Antwerp krijoi më shumë raste, Drita arriti të mbrohej mirë për t'iu shmangur humbjes.

Megjithatë pas barazimit në duelin e parë, gjilanasit tani duan të bëjnë një hap para dhe ta eliminojnë skuadrën belge.

Drita do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët 'Intelektualët', pasi është raportuar se deri më tani janë shitur mbi nëntë mijë bileta.

Gjithsesi ekipi belg mbetet favorit për të kaluar tutje, por Drita shpreson të bëj mrekulli dhe ta eliminoj skuadrën favorite.

Dueli mes Dritës dhe Antwerpit zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin 'Fadil Vokrri'. /Telegrafi/