Please enter at least 3 characters.

Drita përforcohet në sulm, prezanton nigerianin Obioha

2024/02/417413039_970232364552497_254816226378650637_n-e1706956379443.jpg

Drita ka zyrtarizuar transferimin më të ri dhe bëhet fjalë për një lojtarë të ardhur nga jashtë.

Sulmuesi Samson Ebuka Obioha është lojtari më i ri i skuadrës bardhekaltër dhe ai tanimë ka zhvilluar stërvitjen e parë.

Obioha së fundmi ka luajtur në elitën e futbollit holandez te skuadra SJK Seinajoki, derisa është 24-vjeçar dhe luan në tre pozitat e sulmit.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:Samson Ebuka Obioha është lojtari ynë i riJu njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha.Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin.Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani.Mirë se vjen SAMSI. /Telegrafi/