Please enter at least 3 characters.

Drita i afrohet golit ndaj Audas, mbyllet baras pjesa e parë   

2024/08/454741970_1012276590900757_5117555910623836234_n.jpg

Drita po zhvillon një ndeshje mjaftë të mirë ndaj Audas, por pas 45 minutash rezultati mbetet 0-0. Ndeshja e parë mes këtyre dy skluadrave u mbyll me fitoren e letonezëve me rezultat 1-0.Të besuarit e Zekirija Ramadanit po luajnë një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.Ndërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij.

Edhe shtatë minuta lojë shtesë nuk i ndihmuan Dritës të gjejë golin.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e mirë, pasi që Drita nuk do të pajtohet me këtë rezultat dhe do të kërkojë golin. /Telegrafi/