Please enter at least 3 characters.

Drinkwater thumbon Lampardin pas shkarkimit nga Chelsea - mesfushori poston një foto ku shihet duke festuar

2021/01/https___s3-images.sportbible.com_s3_content_e800adf0600ee1b48639836dfe6e5cc6.jpg

Danny Drinkwater duket se i është gëzuar jashtë mase shkarkimit të Frank Lampardit, pasi ka postuar një foto tejet thumbuese.

Mesfushori nuk arriti të luante për Chelsean që nga ardhja e trajnerit anglez, duke u huazuar te Burnley dhe Aston Villa.

Lampard u shkarkuar nga The Blues sot (e hënë), derisa Drinkwater ka postuar një fotot nga koha e tij me Leicesterin, ku shihet duke festuar.

Natyrisht e kjo gjë është kritikuar shumë nga tifozët e Chelseat, që kanë kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga klubi.

Mesfushori 30-vjeçar është tani në huazim te Kasimpasa dhe duket se në verën e këtij viti do të shitet përfundimisht. /Telegrafi/