Please enter at least 3 characters.

Drenica udhëton drejt Shqipërisë

2016/01/drenica-udh-euml-ton-drejt-shqip-euml-ris-euml_hd.jpg

Drenica pjesën vjeshtore të stinorit në Raiffeisen Superligën e Kosovës e ka mbyllur në pozitën e shtatë me 21 pikë të tubuara por ende nuk mund të jetë e qetë sa i përket luftës për mbijetesë, transmeton Telegrafi.

Trajneri i ‘kuqezinjve’, Tahir Lushtaku e ka konfirmuar për Telegrafin, se do udhëtojnë gjatë ditës së shtunë për në Shqipëri për fazën përgatitore.

“Do të marrim rrugë për Shqipëri, për të kryer fazën përgatitore. Aty do të qëndrojmë në Durrës pastaj do të kemi gjatë atyre ditëve edhe ndeshje miqësore”, tha Lushtaku.

Synimi i Drenicës, këtë edicion është pjesa e epërme e tabelës por edhe Kupa e Kosovës. /Telegrafi/