Please enter at least 3 characters.

Drenica shuan entuziazmin e Hajvalisë

2016/01/drenica-shuan-entuziazmin-e-hajvalis-euml_hd.jpg

Drenica e Tahir Lushtakut ka arritur të shënoj fitore minimale 1-0,ndaj pretendentit për titull kampioni Hajvalisë, transmeton Telegrafi.

Vendasit kanë shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje në fillim të ndeshjes, më saktësisht në minutën e tretë, kur Fetah Ibrahimi harkoi mirë nga e djathta ndërsa përforcimi Dren Gashi shënoi përballë Ilir Avdylit.

Hajvalia entuziaste para fillimit të edicionit pranveror nuk ka treguar asgjë në këtë ndeshje, dhe fitorja e ‘kuqezinjve’ ishte më se e merituar.

Pas këtij tri pikëshit të fituar, ekipi i Tahir Lushtakut ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me 24 pikë të tubuara, ndërsa Hajvalia mbetet në pozitën e dytë me 26 pikë. /Telegrafi/