Please enter at least 3 characters.

Drenica fiton minimalisht ndaj Prishtinës së Re në Skenderaj

Drenica ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Prishtinës së Re në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte e qetë, me të dyja skuadrat që po prisnin ndonjë  gabim eventual të njëra-tjetrës për të realizuar.

Me rezultat të barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.

Golin e fitores Drenica e gjeti në minutën e 79-të të ndeshjes për të arkëtuar tri pikët e para të sezonit.

Pas një depërtimi të bukur nga ana e djathtë nga Altin Vojvoda, ky i fundit asistoi tek Kreshnik Uka i cili realizoi për 1-0.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Drenica ia doli të menaxhojë epërsinë e krijuar për të marrë pikët e plota në stadiumin “Bajram Aliu”.

Me këtë fitore Drenica shkon në kuotën e katër pikëve, ndërsa Ferizaj ka tri sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore