Please enter at least 3 characters.

Drenica barazon ndaj Vëllaznimit, Trepça fiton derbin ndaj Trepçës ‘89

Sot (e premte) ka nisur java e 23-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante. Drenica u përball në udhëtim ndaj Vëllaznimit, teksa në anën tjetër patëm derbin e qytetit mes Trepçës dhe Trepçës ‘89.Drenica luajti baras ndaj Vëllaznimit dhe kësisoji vazhdoi të mbetet si lidere në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës.Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, terren në të cilin skuadra gjakovare i luan ndeshjet si vendase.Pas këtij barazimi Drenica vazhdon si lidere me 46 pikë të grumbulluara, teksa Vëllaznimi ka 41 sosh.Trepça në ndërkohë e fitoi derbin lokal ndaj Trepçës ‘89 me rezultat 2-0 falë golave nga Gabriel Sylas dhe Kamo Hoala.Pas kësaj fitore Trepça shkon në kuotën e 38 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Trepça 89’ pas humbjes zbret në pozitën e tretë me 40 sosh./Telegrafi/