Please enter at least 3 characters.

Drejtuesit e KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe Besim Aliti u pritën në takim nga kryeministri Albin Kurti

2021/12/262499383_6540286032710047_7455873474153181577_n.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë pritur sot në takim nga kryeministri i Kosovoës, Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

Presidenti i Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, falënderuan kryeministrin Kurti për mirëpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit në vend dhe njëkohësisht prezantoi punën dhe objektivat e Komitetit Olimpik të Kosovës për zhvillimin e sportit në vend.

Veçanërisht u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejt zhvillimit të sportit elitar, sportit për të gjithë, shkollor dhe universitar.

Kryeministri Kurti, tregoi gatishmërinë e tij për përkrahjen e sportit si fushë me interes dhe prioritet shtetëror.

Sporti përveç që fuqizon imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duhet të bëhet kulturë në vendin tonë, tha ai.

U diskutua edhe për infrastrukturën sportive si komponentë tejet e rëndësishme për masovizimin dhe rezultatet sportive.